DEKRIMINALIZIMI/ Elvis Rroshi pranon falsifikimin, pretenca më 13 korrik

DEKRIMINALIZIMI/ Elvis Rroshi pranon falsifikimin, pretenca më 13 korrik
Elvis Rroshi pranon akuzën e falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit.

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës tha se “plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”.

Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për Elvis Roshin.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe me 13 korrik jepet pretenca për ish-kryebashkiakun e Kavajës.

Nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se ndaj Roshit ishin vendosur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Procesi ishte zvarritur deri tani për shkak se kishte debate nëse ishte kompetente për të gjykuar Rroshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: