Deklarata bombë e kreut të ILDKP: Vettingu, do të mbetemi pa Gjykatë Apeli

Deklarata bombë e kreut të ILDKP: Vettingu, do të mbetemi pa Gjykatë Apeli
Nga kontrolli i deritanishëm 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve mbi 50% e tyre kanë probleme me pasurinë dhe pritet që të shkarkohen nga vettingu duke bërë që në vitin 2019 të mbetemi pa Gjykatë Apeli.

Kjo ishte deklarata që bëri para Komisionit të Ligjeve ku prezantoi raportin 1-vjecar të punës së institucionit që ai drejton, kryetari i Inspektoratit lartë të deklarimit dhe kontrollit pasurive, Shkëlqim Ganaj.

“Të dhënat e para janë shqetësuese. Rezulton që 50% e tyre të kenë probleme qoftë për fshehje pasurie, qoftë për deklarime të rreme, qoftë për konflikt interesi.

Kryeinspektori ILDKPKI-së tha se për shkak të vetingut, në vitin 2019 rrezikojmë të mbetemi pa gjykatë apeli.

Pjesa e gjyqtarëve të Apelit është pjesa që ka problematikat më të lartë. Duke parë që Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, Gjykata e Lartë është me mangësi të mëdha, unë mendoj se vitin tjetër do të jemi edhe pa gjykatë apeli me këtë trend.

Ne si institucion jemi të kufizuar në mjetet e kërkimit dhe me ligj. Duke qenë se te ne ka arritur shifra 50%, më tej duke marrë në konsideratë edhe dy aspekte të tjera, atë profesional dhe të figurës, vetëm tek ne për pjesën e pasurisë, shifra ka arritur 50.1 për qind”, tha Ganaj.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: