CV për dy vende të lira pune në Shkodër, Vllaznia kërkon trajner dhe drejtor

CV për dy vende të lira pune në Shkodër, Vllaznia kërkon trajner dhe drejtor
Punë ka, por nuk ka profesionistë.” Kjo thënie e huazuar nga politika e ditëve të sotme duket se i shkon për shtat zhvillimeve më të fundit në kampin e Vllaznisë.

Klubi Vllaznia dy ditë pas emërimit të administratorit të ri Suad Lici, ka dalë me një njoftim paksa të çuditshëm për ambientet e futbollit. Në Shkodër është dhënë njoftimi për dy vende të lira pune,  për postin bosh të Drejtorit Sportiv dhe të trajnerit, ku të interesuarve u kërkohet dorëzimi i CV-ve, diçka e rrallë ose e padëgjuar në praktikat dhe ambientet e futbollit.

Njoftimi i Klubit Vllaznia:

KF Vllaznia sh.a, duke parë interesin e lartë dhe për të ofruar mundësi të barabarta, fton të gjithë të interesuarit për pozicionet:

  1. Drejtor Sportiv
  2. Trajner i ekipit Vllaznia

të dorëzojnë një Curriculum Vitae dhe një platformë pune në adresën e-mail: [email protected] ose dorazi pranë zyrës së Klubit në ambjentet e Bashkisë Shkodër. Afati për dorëzimin e materialeve të kërkuara është dita e premte, datë 27.07.2018, ora 12.00.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: