CHELSEA/ Napoli i jep shansin trajnerit Sarri të tërheqë Hysajn në Angli

CHELSEA/ Napoli i jep shansin trajnerit Sarri të tërheqë Hysajn në Angli
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, me largimin e trajnerit Maurizio Sarri te Chelsea, nuk e ka më të sigurt vendin më te Napoli, pas ardhjes së Carlo Ancelotti.

Madje presidenti Aurelio De Laurentiis arriti marrëveshjen me PSV Eindhovenin për të blerë mbrojtësin kolumbian të krahut të djathtë, Arias, me një vlerë 11.5 mln euro.

Kolumbiani luan në të njëjtin pozicion ku aktivizohet Hysaj.

Futbollisti kuqezi është në kontratë dhe ka një klauzolë 50 mln euro me Napolin, por për shitjen e tij fjalën e fundit do të thotë trajneri Carlo Ancelotti.

Sakaq, ka kohë që nga Anglia bien sirena alarmi për mbrojtësin e kombëtares sonë.

Pas prezantimit me Chelsea, ish-trajneri i Napolit Sarri pritet të shfrytëzojë këtë moment.

Sarri e mori nga Empoli te Napoli mbrojtësin kuqezi dhe mësohet se kërkon ta ketë edhe te Chelsea.

Mediat britanike edhe para se të bëhej Sarri trajner kishin raportuar për një blerje të mundshme të mbrojtësit 24-vjeçar nga Blutë e Londrës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: