Chek-up, shifrat: Shqiptarët probleme me zemrën, diabetin dhe sëmundjet tumorale

Chek-up, shifrat: Shqiptarët probleme me zemrën, diabetin dhe sëmundjet tumorale
Nga programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 gjatë 6 muajve të parë të 2018, janë kryer  225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar në këtë mënyrë një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë.

Në të gjitha rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve në vlerë absolute.

Sipas statistikave të kontrollit mjekësor bazë, gjatë këtij viti nga kontrolli i kryer me pacientët 19% ishin me risk të lartë, 34% me risk te moderuar dhe 47% me risk të ulët.

Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve te referuara nga kontrolli mjekësor bazë për periudhën janar -qershor 2018, rezultojnë rreth 84,754 raste janë referuar te mjeku specialist.

Ndër këto, 49.61 % të rasteve janë referuar te mjeku kardiolog, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 %  janë referuar me Diabet Mellitus te mjeku endokrinolog, 10 % janë referuar për te mjekët  Hematolog.

Diagnostikimi i hershëm, jo vetëm përmirëson cilësinë e shëndetit të popullatës, por lehtëson koston e trajtimit të pacientëve, si dhe drejton në mënyrë të drejtë politikat shëndetësore.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: