Champions/ Një norvegjez gjykon Kukësin ndaj azerbajxhanasve të Agollit

Champions/ Një norvegjez gjykon Kukësin ndaj azerbajxhanasve të Agollit
Ndeshja sot në “Loro Boriçi”

Një treshe gjyqtarësh norvegjezë me kryesor Ola Hobber Nilsen është caktuar për të drejtuar ndeshjen mes Kukësit dhe Qarabag, të mërkurën në mbrëmje, ora 19:00, ndeshje që do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kukësi kaloi Valleta me shumë vështirë në raundin e parë, por kërkon që përballë ekipit azerbajxhanas në radhët e të cilit aktivizohet Ansi Agolli, të marrë një rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë për ta lënë të hapur kualifikimin një javë më vonë.

Si ekip nën-kampion i Shqipërisë Kukësi fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në Champions League, falë pezullimit të Skënderbeut.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: