CHAMPIONS/ Kukësi, udhëtimi “përçan” ekipin drejt Bakusë 

CHAMPIONS/ Kukësi, udhëtimi “përçan” ekipin drejt Bakusë 
Në stadiumin “Tofiq Bakhramov”, Kukësi mund të shkruajë historinë nëse kalon të mërkurën ekipit vendas të Qarabag.

Pas barazimit 0-0 në Shkodër, verilindorët nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu janë nisur drejt kryeqytetit azer, për takimin e kthimit, që zhvillohet të mërkurën, ora 19:00.

Mëngjesin e djeshëm, vetëm një pjesë e skuadrës së Kukësit ka fluturuar nga aeroporti i Lubjanës drejt Azerbajxhanit.

Pjesa tjetër ka udhëtuar disa orë më vonë, pasi linjat e udhëtimit nuk ishin bileta në një avion për të gjithë ekipin, ndërsa Kukësi nuk ka preferuar “Charter”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: