Champions, Kukësi “shterpë” në shtëpi përballë maltezëve

Champions, Kukësi “shterpë” në shtëpi përballë maltezëve
Kukësi nuk e kalon “klasën” në Champions, pasi dështoi në ndeshjen e parë që u zhvillua mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” përballë maltezëve të Valleta. Trajneri Peter Pacult ndërtoi një ekip ambicion, që nuk ia doli dot të merrte një rezultat premtues. Barazim pa gola, që favorizon miqtë në ndeshjen e kthimit. Kukësi kërkoi golin dhe fitoren, por miqtë u treguan më të kujdesshëm. Kukësi pavarësisht merkatos dhe ambicieve rrezikon të mos përmbushë objektivin në Europë. Gjithsesi, kualifikimi mbetet i hapur në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet një javë më vonë në kryeqytetin maltez.

Kukësi-Valleta 0-0

Kukësi: Frashëri, Qaqi, Shameti, Uilliam, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Shkodra (Spehar 80’), Çyrbja, Zguro (Et’hemi 57’), Plaku(Harba 74’). Trajneri: P. Pakult

Valleta: Bonelo, Borg (Sale 89′), Kamilleri, Pena Beltre, Zerafa, Santiago, R. Muskat, Saleh, Alba, Piçiolo, Fontanela. Trajner: D. Donçiç

Gjyqtar: Thorodur Hjaltalin (Islandë)

Kartonë të verdhë: Pena 21′, Zerafa 59′, Muskat 60′, Bonelo 88′

Shpërndajeni me miqtë tuaj: