CHAMPIONS/ Kukësi, sfida e parë sot në Shkodër me kampionët e Maltës

CHAMPIONS/ Kukësi, sfida e parë sot në Shkodër me kampionët e Maltës
Kukësi luan sot ndeshjen e parë kualifikuese të Champions Leagues.

Skuadra verilindore me stafin teknik kanë udhëtuar drejt Shkodrës, aty ku do të akomodohen në hotel “Colosseo”.

Ekipi verilindor do të qëndrojë në qendër të qytetit dhe pasdite zhvilloi edhe një seancë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Nga krahu tjetër, ekipi i Valetës mbërriti po dje pasdite në Shqipëri.

Kundërshtari i Kukësit duket modest në letër, duke patur parasysh nivelin e futbollit në Maltë.

Në rast kualifikimi Kukësi do të përballet në raundin tjetër me ekipin azerbajxhanas të Ansi Agollit, Qarabag.

Kukësi e fitoi të drejtën e Champions këtë sezon pas pezullimit të Skënderbeut.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: