Çfarë diete të mbajmë në verë?

Çfarë diete të mbajmë në verë?
Gjatë sezonit të verës, ju duhet të dini se cila është dieta më e mirë që duhet të filloni që të përshtateni me stinën dhe bikinin tuaj të preferuar.

Fatmirësisht, hulumtuesit David Katz dhe Stephanie Miller nga Universiteti Yale, publikuan një përmbledhje të ‘Shqyrtimeve Vjetore’ duke shikuar në literaturën shkencore të shtatë dietave popullore për përfitime të përgjithshme shëndetësore. Ja se çfarë kanë gjetur ata.

Dieta me karbohidrate të ulëta

Nuk ka në të vërtetë një përcaktim të qartë për një dietë të ulët me karbohidrate, por në qoftë se jeni duke përdorur ushqime dietike të rekomanduara nga instituti i mjekësisë, do të thotë se jeni duke konsumuar më pak se 45% të totalit të kalorive tuaja nga karbohidratet. Një dietë me karbohidrate të ulëta mund të çojë në humbje të peshës dhe mirëmbajtje sepse ajo ka tendencë për të kufizuar kaloritë, por, duke zëvendësuar karbohidratet tuaja me shumë yndyrë dhe proteina në vend të dobësimit mund të shkaktojë shtim të peshës. Çdo pacient ka provuar karbohidrate të dobëta në dieta, por kanë dështuar në mënyra tipike, sepse ato vetëm kufizonin ushqimet më të dashura për t’i ngrënë në vend të mësimit se si të konsumojnë karbohidrate në një mënyrë më të shëndetshme.

Ushqimi pa yndyrë, duke përfshirë perimet

Problemi me ushqime pa yndyrë është se në shumë raste ka një rritje të konsumit të kalorive. Autorët thanë se “qëllimi i udhëzimeve për ushqime pa yndyrë” ishte me sa duket për të nxitur konsumin e ushqimeve të natyrshme pa yndyrë – domethënë, ushqime bimore direkt nga natyra, në vend të përdorimit të ushqimeve të përpunuara, ushqime me yndyrë të reduktuar. Ushqimi pa yndyrë nuk është gatim pa kalori, por nuk është as zëvendësim i shëndetshëm, por ende është një gatim. Dhe një dietë vegjetariane nuk është as domosdoshmërisht e shëndetshme. Megjithatë, një dietë ushqimi, pa yndyrë, me bazë bimore është e lidhur me shumë përfitime shëndetësore.

Dieta me glicemik të ulët

Katz dhe Miller vunë re se dieta me glicemik të ulët është e dobishme për pacientët diabetik, dhe shumica e ushqimeve të rekomanduara janë minimalisht të përpunuara. Por ajo ka çuar edhe në kufizimin e disa frutave dhe perimeve që do të duhej të konsumoheshin, të tilla si karotat, të cilat kanë një indeks të lartë glicemike me ngarkesa të ulëta. Kjo dietë është parë si një dietë mjaft konfuze nga pacientët, të cilët në përgjithësi nuk hanin shumë fruta dhe perime për të filluar me të.

Dieta mesdhetare

Deri më sot, nuk ka qenë në të vërtetë gjithçka negative sa i përket një diete mesdhetare, e cila inkurajon konsumin e vajit të ullirit, perimeve, frutave, arrave, farave, fasuleve, qumështit, drithërave, dhe prodhimet e detit, me një konsum të vogël të mishit. Konsumi i moderuar i verës mund të rekomandohet gjithashtu. Hulumtuesit kanë gjetur se një praktikë e këtillë mund të jetë e suksesshme në humbjen e peshës. Shumë nga çdo yndyrë, madje edhe nga llojet më të shëndetshme, mund të barazojnë shumë kalori.

Dieta e përzier dhe e balancuar

Qasjet Dietike për të ndaluar Hipertensionin (DASH) dhe Programet për Parandalimin e Diabetit (DPP), janë shembuj që autorët përdorën për të përshkruar këtë kategori të dietave. Të dy janë kryesisht gjithëpërfshirës me bazë bimore të disa prej produkteve të kafshëve, me një theks të qumështit pa yndyrë dhe me pak yndyrë. Dieta u testua për efektet në presionin e gjakut, por është përdorur edhe për humbje të peshës dhe promovimin e përgjithshëm të shëndetit. Në të vërtetë nuk ka asgjë negative në perspektivën e humbjes së peshës.

Dieta paleolitike

Shumica prej nesh kanë dëgjuar për këtë dietë. Theksi i dietës është për të shmangur të gjitha ushqimet e përpunuara, që përfshinë qumështin dhe drithërat, dhe inkurajon futjen e perimeve, frutave, arrave, farave dhe mishrave pa dhjam. Autorët e vërejtën se “shumë nga ushqimet bimore dhe gati të gjitha ushqimet e kafshëve të konsumuara gjatë Epokës së Gurit tashmë janë zhdukur”.

Dieta vegane

Dieta me perime ose mund të jetë shumë e shëndetshme ose krejt e kundërta. Siç u tha në shqyrtim, “të hash vetëm ushqime bimore nuk garanton një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Sheqeri, njëri ndër komponentët më të konsumuar në dieta, është me origjinë bimore”. Me fjalë të tjera, vetëm për shkak se shihni një çokollatë me një etiketë të emëruar “vegan”, nuk do të thotë se kjo është zgjidhja më e shëndetshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: