CAS/ “Armiku” i ri mban emrin Luftëtari, një problem i ri edhe për Skënderbeun

CAS/ “Armiku” i ri mban emrin Luftëtari, një problem i ri edhe për Skënderbeun
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Orges Shehi, Skënderbeu ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndonëse mbeti jashtë Kupave të Europës.

Korçarët pas rastit të fundit me Milan, që rifitoi të drejtën në CAS, shpresojnë që gjithashtu në shtator Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të rrëzojë pretendimet e UEFA-s.

Skënderbeu kërkon të ulë dënimin absurd 10-vjeçar, ose më të saktë të fitojë pafajësinë.

Ndonëse korçarët janë përgatitur për gjyqin në vjeshtë, një tjetër fakt po penalizon indirekt ekipin korçar: imazhi i Shqipërisë.

Janë ngritur dyshime të mëdha mbi pjesëmarrjen e parë të Luftëtarit në Europa League. Humbja 5-0 e ndeshjes së parë me letonezët e Ventpils si dhe barazimi 3-3 në “Elbasan Arena” është shoqëruar me dyshime të forta në media, për fiksim të rezultateve të dy ndeshjeve, çka ka bërë që UEFA të nisë hetimet.

Në rast se UEFA dënon edhe Luftëtarin do të jetë e vështirë që CAS të japë pafajësi për raste të përsëritura nga ekipet shqiptare, pjesëmarrëse në Europë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: