Çaj me xhinxher dhe kanellë për dobësim, lehtësim stomaku dhe qetësim nga gripi

Çaj me xhinxher dhe kanellë për dobësim, lehtësim stomaku dhe qetësim nga gripi
Si xhinxheri edhe kanella mund të pihen lehtësisht si një çaj, prandaj janë mjaft të përdorura për shfryrje të stomakut, tretje, dobësim duke u konsumuar një filxhan çaji pas vakteve kryesore. Gjithashtu, për vlerat e tyre kundër mykut dhe antiseptik, përdoren edhe në kohën e dimrit, si lehtësim për shenjat e gripit.

Për një filxhan çaj, duhet një shkop kanellë. Xhinxheri mund të përdoret i freskët dhe i thatë.

Në ujin e vluar shtojmë një lugë xhinxher të thatë,  ose 4-5 copëza xhinxher të freskët dhe një shkop kanellë për çdo filxhan çaj të vluar. Lëreni të rrijë 5-8 minuta. Filtroni dhe ëmbëlsojeni çajin me mjaltë, sipas dëshirës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: