Botërori “zgjon” krenarinë e kombit, 36 milionë tifozë anglezë ndoqën kualifikimin historik

Botërori “zgjon” krenarinë e kombit, 36 milionë tifozë anglezë ndoqën kualifikimin historik
Shifrat po provojnë gjithnjë e më shumë magjinë që dhurojnë finalet e Kupës së Botës. Nuk ka ndonjë event tjetër në botë që dhuron kaq emocione dhe po bashkon kaq shumë njerëz. Anglia është vendi që shpiku futbollin dhe jeton më këtë sport, por rivaliteti mes tifozëve të ekipeve si të Manchester United, City, Chelsea apo Liverpool, shuhet për një çast dhe i bashkon të gjithë. I bashkua ndjenja kombëtare, ekipi kombëtar, Anglia, që papritur ka rizgjuar krenarinë e “Tre Luanëve”. Vetëm 90 minuta e ndajnë tashmë Anglinë nga arritja më e madhe historike, finalja e Kupës së Botës 1966.

Arritja e Anglisë në gjysmëfinale u ndoq nga 36 milionë tifozë, pjesa më e madhe e të cilëve e ndoqën nëpër  sheshe, çka theu edhe një rekord mbi audiencën në ishull. Fitorja dhe paraqitja e fundit ka çuar në ekstazë me miliona tifozë anembanë ishullit.

Ish-lojtarë, përfshirë edhe David Beckham e Gary Lineker iu bashkuan tifozëve. Po ashti edhe kampioni i botës i Formula 1, Hamilton festoi në “Ross Kemp” fitoren 2-0 të Anglisë ndaj Suedisë, fitore që riktheu “Tre Luanët” në gjysmëfinale pas plot 28 vitesh.

Anglia do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale, më 11 korrik, ora 20:00.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Francës dhe Belgjikës, 10 korrik, ora 20:00.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: