Biznesmenë “turistë”, rriten 25% vizitat në Shqipëri

Biznesmenë “turistë”, rriten 25% vizitat në Shqipëri
Një rritje të konsiderueshme kanë pësuar vizitat e të huajve në Shqipëri për qëllime biznesi, apo profesionale.

Kjo u bë me dije nga Instituti i Statistikave në raportin e tij të fundit, sipas të cilave, vetëm gjatë qershorit të këtij viti numërohen rreth 8000 vizitorë të tillë, nga rreth 7100 gjatë qershorit të vitit të kaluar, çka përkthehet në 13% rritje vjetore.

Teksa përgjatë të gjithë 6-mujorit, këto vizita numërohen në 40 mijë, nga 32 mijë një vit më parë, duke shënuar një rritje me nivelin prej 25%.

Nga krahu tjetër, numri i atyre që kanë ardhur në vend për qëllime shëndetësore thuajse është përgjysmuar gjatë gjysmës së parë të vitit, në krahasim me vitin e kaluar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: