Bie “pista” Strakosha, Liverpool merr portierin e Romës

Bie “pista” Strakosha, Liverpool merr portierin e Romës
Alisson për 75 mln euro, Liverpul vendos rekord botëror

Portieri i dytë i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte shumë pranë kalimit te gjiganti anglez, Liverpool, por duket se trajneri Klopp ka pasur ide të tjera si dhe nuk i ka bindur shifra e kërkuar nga Lazio.

Liverpool i ka bërë një ofertë zyrtare Romës, ekipit rival të Lazio, për të blerë portierin e saj, Alisson, për një shifër dy herë më të madhe se ajo e Strakoshës që përbën edhe rekord në tregun botëror.

Oferta shkon në 75 mln euro.

Sipas medieve britanike është pranuar kjo ofertë “e çmendur” nga Roma dhe Alisson pritet të transferohet brenda javës në Premier League.

Portieri i kombëtares braziliane është propozuar nga trajneri Jurgen Klopp, i cili ka vendosur të gjejë medoemos pasuesin e Loris Karius, portieri i dy gafave të mëdha në finalen e Champions, që i hoqi trofeun Të Kuqve.

Me ardhjen e një portieri cilësor, Liverpool kërkon rikthimin te trofetë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: