Belgjika e “brezit të artë”, tani për “bronz”

Belgjika e “brezit të artë”, tani për “bronz”
Belgjika gjatë këtij botërori u konsiderua ekipi i një brezi të artë, me lojtarë të talentuar e të denjë për të fituar Kupën e Botës.

Bindja sidomos nga belgët u përforcua pas eliminimit të Brazilit në çerekfinale, por po ashtu si në botërorin ’86, edhe në “Rusi 2018” Belgjikës i mbetet të luajë për vendin e tretë apo për medalje bronzi.

Për finalen e vogël të Kupës së Botës, Belgjika do të përballet me ekipin që do të humbë gjysmëfinalen e dytë, Angli-Kroaci.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: