Bëhet “hit në Internet”/ Festa e çmendur e presidentes së Kroacisë para kryeministrit rus

Bëhet “hit në Internet”/ Festa e çmendur e presidentes së Kroacisë para kryeministrit rus
Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, e pranishme në tribunën “Vip” të stadiumit të Socchi, festoi si një tifoze e çmenduar si për golat ashtu edhe për kualifikimin historik të kombëtares së saj.

Por ajo që ra në sy më tepër ishte fakti që ajo festoi para kryeministrit rus, Dmitry Medvedev  dhe Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që ishin ulur pranë saj.

Më pas presidentja e Kroacisë zbriti në dhomat e zhveshjes ku takoi dhe përgëzoi një nga një të gjithë ekipin, që arriti një sukses historik.

Videot dhe imazhet e festës së saj janë bërë hit në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: