BAYERN/ Vidal në ikje, rishfaqet United

BAYERN/ Vidal në ikje, rishfaqet United
Arturo Vidal do të largohet nga Bayern Mynih.

Mediat gjermane raportojnë se mesfushori kërkon të largohet nga gjiganti gjerman, ndonëse ka edhe tre sezone kontratë me Bayern.

Vidal, 31-vjeç, kërkohet në Premier League nga klube si Manchester United.

Djajtë e Kuq e kërkuan atë edhe në vitin 2015, kur ai u largua nga Juventus por zgjodhi Bayern.

Tashmë në ikje nga “Allianz Arena”, i interesuar për Vidal është edhe Chelsea.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: