“Bast i sigurt”/ Kalimi i Cristiano Ronaldo te Juventus kuotohet edhe nga kompanitë e basteve

“Bast i sigurt”/ Kalimi i Cristiano Ronaldo te Juventus kuotohet edhe nga kompanitë e basteve
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, krahu i tij i djathtë Jose Angel Sanchez e agjenti i Cristiano Ronaldo-s, Jorge Mendes, janë takuar  të mërkurën në mbrëmje për të diskutuar rreth largimit të mundshëm të portugezit nga “Santiago Bernabeu”.

Asnjë nga palët nuk dha detaje rreth ofertës 100 mln euro të Juventus, por pas takimit është bërë e qartë se Ronaldo do të bashkohet me kampionët e Italisë.

E ndërsa Juventus shihet afër firmës me Cristiano Ronaldo, për katër sezonet e ardhshme, kompanitë e basteve kanë kuotuar kalimin e tij të mundshëm te gjiganti italian.

Kështu koeficienti i qëndrimit të Ronaldos te Real Madrid është vlerësuar 3 dhe i largimit për te Juventus gjatë sezonit të verës është vlerësuar me vetëm 1.28.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: