Barra e rëndë e faturave, 34% e familjeve në vështirësi për të paguar dritat dhe ujin

Barra e rëndë e faturave, 34% e familjeve në vështirësi për të paguar dritat dhe ujin
Faturat e shërbimeve publike duket se janë një barrë e rëndë për shumë familje shqiptare, duke vënë në vështirësi financiare mbi një të tretën e popullsisë vendase.

Kjo sipas një vrojtimi të financuar nga Komisioni Europian, që pohon se 34% e familjeve shqiptare kanë vështirësi për të paguar faturat e dritave dhe të ujit.

Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të ndjeshme nga vendet e tjera.

Në Serbi, pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar faturën e ujit dhe energjisë është 21%, në Kosovë 20%, ndërsa në Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, shifra luhatet në nivelet 14-16%.

Kujtojmë se vetëm katër vjet më parë, qeveria rriti me mbi 20% tarifat e energjisë elektrike për shumicën e konsumatorëve familjarë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: