Azdren Llullaku, gol me dedikim në Rumani

Azdren Llullaku, gol me dedikim në Rumani
I lënë jashtë listës së Kombëtares nga Cristian Panucci, Azdren Llullaku ka gjetur momentin për të treguar se është ende i denjë për t’u rikthyer.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Azdren Llullaku ka shënuar gol me Astran që në javën e parë të kampionatit, duke e nisur kështu me këmbë të mbarë rikthimin në Rumani, pas një përvojë jo shumë të suksesshme në Itali.

Steauan-i i Bukureshtit u mposht me rezultatin minimal 1-0.

Goli i Llullakut u shënua në minutën e 43-të, falë edhe aktivizimit të një tjetër shqiptari, Kamer Qakës.

Llullaku luajti për 80 minuta, ndërsa Qaka për 77.

Ky i fundit u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në pjesën e dytë.

Azdren Llullaku ka luajtur në kampionatin rumun me Gaz Metanin në sezonet 2012-2016, ku numëron 103 ndeshje dhe 33 gola të shënuar.

https://youtu.be/IxSfmXoaBys

Shpërndajeni me miqtë tuaj: