Arrestohet pronari i kompanisë që mashtronte shqiptarët e Kosovës me bileta false

Arrestohet pronari i kompanisë që mashtronte shqiptarët e Kosovës me bileta false
Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për kosovarët.

Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë.

Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.

/l.k./

Marrë nga “Blick”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: