“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ulsi Manja siguron Saimir Tahirin: E kemi lojë, për kokë të Edit

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Ulsi Manja siguron Saimir Tahirin: E kemi lojë, për kokë të Edit
Satirë

Antena jonë ka mundur të kapë bisedën e shkurtër telefonike, midis shokëve Ulsi Manja dhe Saimir Tahiri.

Ja bashkëllafosja e bërë mes tyre:

Saimir Tahiri: Alo Ulsi! Alo, aloooo!

Ulsi Manja: Hë mo, Saimir si je? Ku të gjeti tërmeti? Në ballkon, apo kishe dalë.

Saimir Tahiri: Kisha dalë, hodha një bast kundër Anglisë. E kam marrë zët, që kur mundi Kolumbinë. Ulsi, e more vesh ça më ka ndodhur?

Ulsi Manja: Humbi Anglia? Humbe bastin?

Saimir Tahiri: Jo mer plak, jo! Anglia s'ka luajtur akoma. Të mora për të të thënë që Edi, më duket se ka luajtur nga llafi. Ka kërkuar prapë Kryeprokurorja që të më futë në burg, gjykata.

Ulsi Manja: Nuk luan Edi jo, të betohem. Rri i qetë! E kemi lojë! Bëj be, për kokën e Edit!

Saimir Tahiri: Lojë e keni ju, unë e kam dy duar për një kokë. Ia kam thënë edhe Edit. Po ta them edhe ty që nëse ajo mikja jote Kryeprokurore bën ndonjë gjë, i di vetë ti ç'do nxjerr. Kaq!

Ulsi Manja: Po qetësohu Saimir, të lutem! E krijuam neve vetë këtë gjë, që njerëzit të merren me ty, e të harrojnë çështjen e Teatrit, që po e japim tokën badjava. Rri i qetë Saimir, e mos ma mbyll telefonin, të lutem!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: