“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Mirë thonë shqiptarët: Nuk bëhen njerëz çeçenët!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Mirë thonë shqiptarët: Nuk bëhen njerëz çeçenët!
Satirë

“Antena jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Presidentët Trump dhe Putin u takuan para 1.5 ditësh, me njëri-tjetrin dhe përkthyesit e tyre.

Themi lajm i mirë, pasi takimi i tyre u bë sigurisht, objekt bisedash në kafenetë e vendit tonë. Mbarimi i ndeshjeve të Kampionatit Botëror kishte lënë një zbrazëti në baret dhe lokalet në çdo qytet tonin, e sigurisht edhe në kryeqytet. Ndaj takimi midis tyre erdhi në momentin e duhur.

Duket sikur data e takimit është vendosur pikërisht për të mos lënë pa punë, klientët e bareve tona pa bar e gjelbërim, të cilët do të mund të diskutojnë për gjeopolitikën botërore dhe numrin e raketave dhe pse jo, edhe nëndetëseve të padukshme të këtyre dy vendeve.

E meqë ra llafi te kryeqyteti. Ne menduam që sot të sjellim pamje nga një qytet i famshëm i Rusisë, Grozni, kryeqyteti i Republikës së Çeçenisë.

Le ta shohë bota mbarë se në çfarë derexheje e kanë katandisur ata banorët atje, kryeqytetin e tyre.

Le të binden se jo më kot shqiptarët e kulturuar ju thonë "çeçenë" atyre të pakulturuarve, që nuk dinë të ndërtojnë siç kemi ndërtuar ne!

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: