“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Luli këshillon Albana Vokshin: Mos hajde në Kuvend...!

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Luli këshillon Albana Vokshin: Mos hajde në Kuvend...!
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Gazetarja jonë simpatike, e cila merret me çështjet ekonomike, na spiunoi se qeverisë, koncensionet e dhëna i kushtojnë 78 milionë euro në vit. Kjo do të zgjasë e pakta, për një periudhë 25-vjeçare.

Themi lajm i mirë, pasi 78 milionë euro që jepen në vit, mund të ishin edhe më shumë. Kjo tregon se qeveria ka qenë e kursyer në dhënien e koncensioneve. Mund të ndodhte që do të ishim të detyruar që këtë shifër, taksapaguesit t'ua paguanin koncesionarëve, për një muaj, e pakkush do të ku kundërshtonte.

E meqë ra llafi te kursimi dhe koncensionet. Dje u diskutua në Kuvend dhënia me koncension-badjava e tokës pranë Teatrit Kombëtar. Ne kemi mundësuar që të kapim një pjesë të diskutimeve që kreu PD-ja, përpara se të shkonte në salla.

Ja bashkëllafosja e bërë prej tyre:

Lulzim Basha: Atëherë fillojmë! Jemi mbledhur këtu, për të vendosur demokratikisht disa piketa së bashku. Siç e dini, na duhet që të diskutojmë në Kuvend, për Ligjin e Teatrit. Mirëpo na ka dalë një problem, që duhet ta diskutojmë.

Albana Vokshi: Çfarë problemi, Shef?

Lulzim Basha: Atë Teatër do ta marrë për ta ndërtuar dikush që e ka mirë edhe me ne.

Albana Vokshi: Si do ia bëjmë? Mua nuk më mbahet goja. Po sikur ta përmend ndërtuesin?

Lulzim Basha: Në asnjë mënyrë! Përpiqu mos të vish fare në Kuvend. Në diskutimet tona nuk duhet të përmendim shpesh biznesmenët! Ndryshe ata do humbasim paratë që na japin, për fushatë. Ti Albana, meqë nuk e mban dot gojën, shko te parukierja!

Albana Vokshi: Atëherë do përpiqem mos ta përmend shumë. Po shkova te parukierja sot, kthehem të martën. Duhet të dini diçka Shef! Në fundjavë nuk shkoj kurrë te parukierja, se ndryshe mbetem pa shkuar në plazh...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: