“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Kroacia ofron ndihmë. Futbollistët shqiptarë vetëm të bëjnë gati paratë! 

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Kroacia ofron ndihmë. Futbollistët shqiptarë vetëm të bëjnë gati paratë! 
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Kroacia ofron fusha stërvitjeje për ekipet tona të futbollit. Duke qenë se fushat që ne kemi patur i bëmë pallate, fqinjët tanë na vijnë në ndihmë me këto:

Kampi i Futbollit Umag

Përveç hoteleve të shumta në këtë zonë, gjenden edhe fusha futbolli. Vetëm në qendër të këtij qyteti të vogël, ka pesë fusha. Përreth qytetit ka edhe pesë fusha të tjera, kuptohet me infrastrukturën hoteliere. Ndërsa vetëm disa kilometra larg, zonë që përfshihet në Umagun e Madh, ka edhe 10 fusha të tjera futbolli. Ekipe sportive nga Sllovenia, Austria, Hungaria, Germania, Zvicra, Rusia dhe sigurisht Kroacia, bëjnë në këtë zonë fazën e tyre përgatitore, kryesisht dimërore.

Kampi i futbollit Novigrad

Kjo qendër stërvitore, përveç hoteleve, ka edhe 4 fusha futbolli të përmasave të mëdha. Ekipe të ndryshe sportive nga Kroacia, Sllovenia, Austria dhe Gjermania shkojmë dhe stërviten, përgjithësisht gjatë dimrit në këtë bazë sportive. Qendra është e pajisur me ndriçim, gjë e cila bën të mundur stërvitjen edhe gjatë mbrëmjes, kur nuk ikin dritat në zonë.

Kampi i Futbollit Porec

Gjendet në Labunën Zelena. Ky kamp sportiv, përveç hoteleve, ka edhe katër fusha futbolli të përmasave të mëdha. Në këtë kam, ndodhet edhe një poligon. Jo qitjeje, por për stërvitjen e portierëve. Ndodhet gjithashtu një sallë sportive me 800 vende, ku mund të luhen lojërat me dorë, apo kush të jetë trim, mund të grindet më mundje, boks, etj, etj jo si këto. Zona mirëpret çdo shqiptar që e ka mendjen për sherr.

Kampi i Futbollit Medulin

Në këtë zonë, përveç hoteleve me katër dhe pesë yje, gjenden edhe 6 fusha futbolli të përmasave të mëdha. Dy prej tyre me bar artificial dhe me ndriçim. Kampi stërvitor ka gjithashtu fusha tenisi, basketbolli, volejbolli, hendbolli dhe boll sporte të tjera që mbarojnë me "boll". Ky kamp për çudinë tonë gjendet vetëm pak metra nga deti, e nuk ka është mbushur me shezlongë.

Kampi Pula në Banjole

Ky kamp pavarësisht se mban emrin Pula, nuk gjendet pranë ndonjë ferme blegtorale, por vetëm pak metra detit. Përveç një hoteli me 151 dhoma, aty ndodhen edhe dy fusha stërvitore futbolli, të përmasave të mëdha. Një me bar natyror dhe një me artificial.

Qëndrojmë te Pula.

Nuk jemi të qartë, nëse bëhet fjalë për të njëjtën pulë, apo është pulë tjetër, por në atë që lexuam, thotë: Në të ka një stadium me 2500 vendesh dhe për çudi ndodhet edhe një pistë atletike e veshur me tartan, ku mund të shkojnë të stërviten edhe atletët tanë dhe kushdo që vesh atlete. Pothuajse 100 metra nga bregu i detit, ndodhen 12 fusha tenisi.

Kampi i Futbollit Buzet-Istra

Në këtë kamp të vogël, përveç hotelit, ndodhet vetëm një fushë futbolli e përmasave të mëdha. Kroatët t'i vënë gishtin kokës dhe të përpiqen që t'i shtojnë. Nëse nuk mundet që ta bëjnë këtë gjë, më mirë ta prishin atë që kanë.

Kampi i Futbollit Opatija

Ndodhet në qytetin historik me të njëjtin emër buzë Adriatikut. Zona është e shquar pasi në kohën e Perandorisë Austro-Hungarezë, aty shkonin dhe pushonin të pasurit. Për momentin ka vetëm një fushë futbolli të përmasave 60x30 m, me bar artificial. Siç duket autoritetet lokale kamë frikë të ndërtojnë të tjera, për shkak se zona është historike.

Kampi i Futbollit Rijeka

Stadiumi i qytetit ndodhet 5 kilometra jashtë qendrës së qytetit, çuditërisht pranë detit.

Kampi i Futbollit Sv. Martin

Përveç hoteleve të shumta, ky kam ka edhe dy fusha futbolli të përmasave të mëdha si edhe katër fusha të përmasave mesatare.

Sqarim. Këtu kemi renditur vetëm zonat e stërvitjes për sportin e futbollit, e jo të sporteve të tjera, se do lodheshim duke i lexuar, më tepër se ç'lodhen sportistët tanë duke u stërvitur. Po nuk na besuat, lexojini vetë! (https://www.sportscroatia.com/football1)

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: