“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoku Eduard Spaho: Berisha është si Stalini

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Flet shoku Eduard Spaho: Berisha është si Stalini
Satirë

Ka qenë shoku Edi Spaho, funksionari i lartë i Partisë Demokratike, i cili në një emision sportiv tha: "Partizani, ka fituar titullin kampion, që në kohën e Stalinit".

Ne si redaksi, pyetëm pastruesen e lokalit ku pijmë makiaton, se kur ka qenë hera e fundit kur “FK Partizani”, ka fituar titullin kampion. Ajo na tha se ka qenë viti 1993.

Duke vrarë pak mendjen, kujtuam se në këtë vit në krye të vendit ishte shoku Sali Berisha.

Për të sqaruar këtë ngërç sportivo-politik, biseduam me vetë shokun Eduard.

Ja bashkëllafosja e shkurtër e bërë me të:

Antena: Përshëndetje, shoku Eduard! Deshëm të na shpjegoni atë që thatë për...

Eduard Spaho: Të drejtën thashë. Partizani që në kohën e Stalinit, e ka fituar kampionatin. Pra që në kohën e Berishës.

Antena: Ju po thoni që Saliu është si Josifi?

Eduard Spaho: Njëlloj! Na ka bërë peshqesh në parti Lulin dhe nuk na lë që ta heqim. Kaq mund të them për momentin, se po nisem për një studio tv.

Antena: Do flisni për politikën, besoj.

Eduard Spaho: Ç'politikë leshi...! Me Lulin në krye, dihet politika dhe rezultati ynë. Do flas për ndeshjet e Botërorit...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: