“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Fansi i shkruan deputetes së Rilindjes: A do ma japësh mua...?

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Fansi i shkruan deputetes së Rilindjes: A do ma japësh mua...?
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” ka mundur që të kapë një mesazh, dërguar një deputeteje të Rilindjes. Po e votojmë, ashtu siç iu dërgua. Për momentin nuk po e bëjmë publike emrin e deputetes, por në raste të tilla, nuk ka rëndësi emri, sepse të gjitha ato, njëlloj janë.

Ja mesazhi:

“E bukura deputete! Jam një fansi yt i çmendur. Ju dëgjova teksa thatë në një studio televizive që ai na e kërkoi dhe ndaj ia dhamë. Dua t'ju pyes. Po sikur t'ua kërkoj unë, a do ma jepni?

E nëse nuk do ma jepni mua, a do ia jepni një shokut tim? Nëse edhe atij jo, janë me qindra mijëra vetë që janë të gatshëm që ju t'ua jepni.

Ma jepni mua, ju lutem! Do mbeteni shumë e kënaqur. Të betohem! Si do ta bëj unë..., nuk besoj se kam konkurrencë.

E kam llafin, të ma jepni mua të drejtën për të ndërtuar kullat pas Teatrit Kombëtar.

Unë të premtoj se do ta bëj 9001 metra katrorë, sipërfaqen e Teatrit dhe jo 9000 mijë. Fol edhe me kryeministrin dhe me shokun Erion dhe më kthe përgjigje.

Thuaju që ta kërkoi një person, të drejtën për ta ndërtuar ai Teatrin.

Thuaju që më tha: A do ma japësh mua?

Besoj se do ma jepni, përderisa unë ofroj më shumë dhe jeta është konkurrencë...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: