“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Adriatik Llalla: Turqit nuk do më bëjnë “kokë turku”

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Adriatik Llalla: Turqit nuk do më bëjnë “kokë turku”
Satirë

Para disa javësh, ne botuam ekskluzivisht një letër, dërguar popullit shqiptar nga shoku Adriatik Llalla. Kujtojmë se para pak ditësh shokut Adriatik i bllokuan disa toka bujqësore. (Një fshatar si Tiku, sigurisht që bujqësore do t’i blinte tokat). Në atë letër vumë re bindjen që ka Adriatiku, se autoritetet turke nuk do ta ekstradojnë në Shqipëri. Kjo për faktin se shoku Adriatik i qëndroi afër Erdoganit, gjatë puçit që i bënë atij një vit e dy muaj më parë. Adriatiku atëherë, madje kërkoi edhe hetimin e shumë shtetasve turq, që jetonin në vendin tonë. Miku është mik dhe Erdogani nuk do ta hedhë poshtë. Jemi të bindur për këtë! Po bëjmë rolin e opinionistit, por meqë është vapë dhe truri nuk na punon sa të bëjmë edhe satirë, nuk kemi zgjidhje tjetër...

Ja pjesë nga letra që shkruajti shoku Adriatik, që të vetëbindeni:

“... Tani po e mbyll letrën, pasi po shkoj të takoj disa miq të mi qeveritarë turq, shumë të rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi në vend (këtë po e lë ta kuptoni vetë...). Do festojmë së bashku, përvjetorin e dështimit të puçit, ndodhur fiks një vit më parë. Ju kam qëndruar pranë kur kishin nevojë të kapnin puçistët në Tiranë, e jam i bindur se ata nuk do më shesin, duke më ekstraduar në Tiranë... Të fala nga larg, Tiku!”.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: