Anglia dhe Franca "superfuqitë", Kroacia dhe Belgjika "mrekullitë"

Anglia dhe Franca "superfuqitë",  Kroacia dhe Belgjika "mrekullitë"
Anglia ka shansin e artë të prekë finalen e munguar prej vitit 1966, si dhe trofeun e dytë në histori nëse kalon Kroacinë. Për herë të fundit në gjysmëfinale “Tre Luanët” u shfaqën në botërorin “Italia '90”.

Franca synon finalen e radhës pas 2006-ës, dhe po ashtu trofeun e dytë në histori, pas triumfit në botërorin 1998. E përbashkëta mes Francës dhe Anglisë është se trofeun e vetëm që kanë fituar deri tani, e siguruan si vende organizatore të Kupës së Botës.

Kroacia dhe Belgjika i kanë prekur një herë tjetër më parë gjysmëfinalet. Belgjika në botërorin1986 dhe Kroacia në botërorin 1998. Kjo do të ishte finalja e parë e mundshme në historinë e këtyre vendeve, sikurse edhe trofeu. Finalja “Rusi 2018” dhe trofeu do të jetë historik për secilën nga katër ekipet gjysmëfinaliste të kontinentit evropian.

Gjysmëfinalet

10 korrik

20:00 Francë – Belgjikë

11 korrik

20:00 Angli-Kroaci

Finalja – 15 korrik

Ora 17.00 (Moskë)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: