ANGLI-SUEDI/ Tifozët gjermanë blenë bileta deri në finale, vendet në stadium ngelën bosh

ANGLI-SUEDI/ Tifozët gjermanë blenë bileta deri në finale, vendet në stadium ngelën bosh
Anglia në përballjen me Suedinë, për një vend në gjysmëfinale, u përball me një fenomen të çuditshëm.

Ndonëse në Angli rreth 36 milionë preferuan ta ndiqnin ndeshjen nga ekrani, në stadium pati vende bosh, pavarësisht rëndësisë që kishte ndeshja çerekfinale e Kupës së Botës.

Kjo pasi biletat ishte blerë  me kohë nga tifozët e Gjermanisë, të cilët nuk kishin parashikuar largimin e shpejtë të ekipit të tyre nga botërori.

Kësisoj, Gjermania përveç eliminimit të shpejtë nga faza e grupeve, pas humbjes 2-0 me Korenë e Jugut, mund të fajësohet edhe për këtë dukuri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: