Alketa zgjedh safarin

Alketa zgjedh safarin
Për shumë njerëz normalë e të thjeshtë si ne, një nga ëndrrat në sirtar për pushimet tona janë ato në një safari, diku larg në Afrikë. Por e sigurt është që kushtojnë një djall e gjysmë e nuk na e mban xhepi.

Por ëndrrat e Alketa Vejsiut duket se janë bërë realitet.

Ajo ka shijuar paketën komplete të pushimeve luksoze në mes të natyrës përrallore të Afrikës dhe ka zgjedhur Tanzaninë me parqet e saja natyrale dhe të gjitha aktivitetet aventureske që ofron.

Sigurisht këto pushime janë shoqëruar edhe me shumë foto nga këto argëtime të prezantueses më popullore në Shqipëri.

Pjesë e ditëve të saj kanë qenë udhëtimet me makinat e shkretëtirës, fluturimet me balona, plazhet e mrekullueshme me barkat piktoreske.

 

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: