Aksident në Elbasan, "Opel-i" përplas këmbësorin 56-vjeçar

Aksident në Elbasan, "Opel-i" përplas këmbësorin 56-vjeçar
Një aksident ka ndodhur në Elbasan, një 58 vjeçar, duke drejtuar mjetin ka përpalasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, të Elbasanit teksa i plagosur ka mbetur E.K., 56 vjeç.

Shtetasi E.K., është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.H., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proçeduriale.

Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: