Zyrtare/ Slloveni Kostiç firmos për 3 sezone me Luftëtarin, Kukësi për portën shkon në Kosovë

Publicitet
Publicitet
Zyrtare/ Slloveni Kostiç firmos për 3 sezone me Luftëtarin, Kukësi për portën shkon në Kosovë
Trajneri slloven Milos Kostic firmosi dje me presidentin e Luftëtarit Grigor Tavo një kontratë 3-vjeçare.

Ai si objektiv do të ketë kalimin e një turi në Europa League si dhe ruajta e pozitave aktuale të Luftëtarit në sezonet e ardhshme.

Kostiç zuri vendin e Hasan Likës dhe detyrë e parë mbetet konsolidimi i ekipit, pas largimeve të bujshme të Abazajt e Bregut.

Edhe Kukësi njoftoi se nënshkroi kontratën me portierin kosovar Faton Maloku.

26-vjeçari ka qenë pjesë e Ferronikelit në kampionatin kosovar dhe vjen si përforcim i Kukësit në prag të kupave të Europës.

Arlind Kalaja i Vllaznisë ka rënë parimisht dakord dhe pritet të jetë futbollisti i dytë që do të zyrtarizohet si lojtar i Kukësit.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: