Zgjidhni ngjyrën e duhur për mjediset tuaja

Zgjidhni ngjyrën e duhur për mjediset tuaja
Ngjyrat ndikojnë në humorin dhe personalitetin e çdo njeriu. Ngjyrat me të cilat dekoroni shtëpinë, kanë një ndikim të thellë emocional për mirëqenien tuaj dhe të familjes. Aplikimi i ngjyrave të ndryshme në mure, sjell dhe ndryshim humori i cili ndikon në punë. Ngjyrat e duhura ndihmojnë të krijohet efekti i hapësirave më të mëdha. Po ju japim disa këshilla se cilat ngjyra të përdorni në mure. Mbani “vathë në vesh”, të zgjidhni ngjyrat e gabuara mund të ndikojë në humorin, sjelljen dhe personalitetin tuaj, po aq sa në perceptimin e hapësirave.

Dekorimi i shtëpisë shpesh konsiderohet thjeshtë si një faktor estetik, çfarë duket më tërheqëse për syrin. Por studimet rreth “psikologjisë së ngjyrave” tregojnë që ngjyrat me të cilat dekoroni shtëpinë, kanë një ndikim të thellë emocional për mirëqenien tuaj dhe të familjes.

Nëse dëshironi të krijoni emocionalisht një shtëpi “të shëndetshme”, konsulentët e ngjyrave ju këshillojnë, së pari, të mbani parasysh funksionalitetin e secilës dhomë.

Keni nevojë për ide?

Ja disa këshilla për ngjyrat e secilës dhomë të shtëpisë.

 

Ngjyrat për dhomë ndenje dhe hollin

Tonalitet e ngrohta si e kuqja, e verdha, portokallia dhe ngjyrat e tokës, si kafja dhe bezha, mund të përdoren në të dy rastet, pasi mendohet se ato stimulojnë komunikimin. Këto ngjyra do të krijojnë ngrohtësinë e duhur për t’iu nxitur të uleni dhe të bisedoni me njëri-tjetrin.

 

Ngjyrat e kuzhinës

E verdha është ngjyra e këshilluar për vendin ku do gatuani, besohet se ndikon në rritjen e metabolizmit, ndihmon në perceptimin e dritës dhe ju jep energji.

 

Ngjyrat për dhomë ngrënieje

E kuqja është ngjyra që këshillohet më shumë të përdoret në dhomat e ngrënies, pasi besohet se ndikon gjithashtu në rritjen e oreksit. Por nëse jeni në dietë, largoni të kuqen nga dhoma e ngrënies.

 

Ngjyrat e dhomës së gjumit

Dhoma e gjumit është vendi ku gjejnë qetësinë pas ditëve të lodhshme dhe lidhemi më shumë me partnerin. Ngjyrat e ftohta blu, jeshile dhe lavandë (lejla) kanë një efekt qetësues. Sa më e theksuar ngjyra, aq më i madh besohet të jetë efekti. Siç e kuqja ndikon në rritjen e presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës, bluja dhe jeshilja janë krejt e kundërta, japin ndjesinë e qetësisë dhe çlodhjes.

 

Dhomat e fëmijëve

Lejoni fëmijët tuaj të zgjedhin ngjyrën e preferuar, ajo duhet të jetë për ta argëtuese. Me kalimin e kohës do ta rilyeni.

 

Ngjyrat e banjës

E bardha dhe ngjyrat e ngrohta kanë qenë gjithmonë shumë të preferuara për banjat, pjesa më e madhe e tyre për shkak të ndjesisë së pastërtisë. Por në ditët e sotme, banjoja nuk përdoret vetëm si vendi për t’u larë, por gjithashtu për relaksim dhe ripërtëritje të energjive. Shumë njerëz mund të preferojnë ngjyrat blu, të gjelbër ose të bruztë, sepse këto ngjyra japin ndjesinë e freskisë, pastërtisë dhe qetësisë.

 

Ngjyrat e dhomës së stërvitjes (palestër)

E kuqja dhe portokallia mund t’iu ndihmojnë të ndiheni energjikë dhe të lëvizshëm, por gjithashtu do t’ju krijojnë ndjesinë e nxehtësisë. Për këtë arsye, ngjyrat jeshile në të verdhë dhe blu në jeshile, mund të jenë zgjedhjet më të mira. Në termat e psikologjisë së ngjyrave “ato janë ngjyra të lumtura”.

 

Ngjyrat e zyrës së shtëpisë

Ngjyra jeshile mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë për zyrat e shtëpisë, nëse dëshironi të keni përqendrim maksimal. Gjithashtu në zyra përdoret ngjyra gri, pasi rrit kreativitetin dhe përqendrimin. Grija përdoret masivisht në zyrat e drejtuesve, për shkak të neutralitetit dhe aftësisë për t’u kombinuar me ngjyrat e tjera.

 

Këndi i duhur i leximit

Me ritmet frenetike, një pushim dedikuar leximit dhe relaksit është më se i merituar. Sidomos në stinën e dimrit, kur nuk ka asgjë më të bukur se sa përkëdhelja në shtëpi me ndonjë libër të bukur. Si gjithmonë, perfeksionimi i hapësirave arrihet duke shtuar pak shije dhe fantazi, duke kujtuar që këndi perfekt i leximit ka nevojë për tre gjëra kryesore: një kolltuk, një dritë perfekte dhe shumë libra. Filloni nga këto elementë dhe kënaquni duke zgjedhur ngjyrat që më shumë pëlqeni duke i kombinuar me mobiliet e tjera që keni. Nëse jeni duke kërkuar ide, ja disa këshilla praktike. Lexim të mbarë.

 

Një mjedis mikpritës

Çdo gjë duhet të jetë e orientuar drejt komfortit dhe relaksit: kolltuku komod, drita e ngrohtë, aksesorët e duhur që të ftojnë të bësh një pushim. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u larguar nga jeta frenetike, se sa leximi i librit të preferuar në këndin perfekt.

 

Kolltuku perfekt

Harroni karrige dhe divanin: ulësja ideale është kolltuku. Klasik ose Chaise Longue, e rëndësishme është që të jetë i butë, komod dhe me doreza. Zgjidhni ju stilin dhe ngjyrën.

 

Dritë natyrale – dritë artificiale

Ndriçimi natyral është gjithmonë më i mirë, kështu mundohuni që këndi të jetë afër dritares ose ballkonit për të shfrytëzuar dritën gjatë ditës. Si alternativë mund të zgjidhni një llambë: zgjedhja perfekte, një llambë më krahun e lëvizshëm në mënyrë që të vendosim burimin e dritës, sipas nevojave që kemi.

Optimizmi i hapësirës

Keni një hapësirë pranë dritares? Organizoni një kënd leximi të ndryshëm, por me efekt, duke e mobiluar me jastëkë dhe një divan të këndshëm.

 

Librat protagonistë

Rafte apo librari vendosni ju, por çfarë këndi leximi do të ishte pa libra? Për një prekje a ngjyrë më shumë, kujtohuni të luani me kopertinat e librave.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: