Zgjat me 3 muaj hetimet për Balilin, Krimet e Rënda kërkojnë informacion shtesë nga Greqia

Zgjat me 3 muaj hetimet për Balilin, Krimet e Rënda kërkojnë informacion shtesë nga Greqia
Zgjaten edhe me tre muaj hetimet për Klement Baliliin i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’. Zgjatja e hetimeve bëhet për shkak të hetimeve në shtetin grek për këtë çështje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka nisur pak edhe një letër-porosi autoriteteve greke në lidhje me Kelmend Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i shpallur në kërkim. Pala greke ka sjellë materialet e para nga mbyllja e procesit për Klement Balilin, ndërsa në Athinë po gjykohen disa të pandehur, të cilët dyshohen se janë bashkëpunëtorë të Balilit në rrjetin e trafikut të drogës.

Prokuroria shqiptare ka kërkuar aktet e bashkëlidhura nga drejtësia greke dhe pasi të ketë dosjen e plotë do të vendosë për çështjen “Balili”.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: