Yjet nuk e “durojnë dështimin”. Messi dhe Ronaldo, botërori i fundit?

Publicitet
Publicitet
Yjet nuk e “durojnë dështimin”. Messi dhe Ronaldo, botërori i fundit?
Cristiano Ronaldo do të jetë 37-vjeç në finalet e Kupës së Botës Katar 2022.

Mosha nuk e lejon Ronaldon që të shihet si shpresa e madhe e Portugalisë për të pasur sukses në finalet e një botërori, pas vitit të largët 1966, kur nën udhëheqjen e Eusebios arriti deri në vend të tretë.

Ndaj edhe në rast dështimi, është e qartë se pas këtij botërori Cristiano Ronaldo është gati t’i thotë lamtumirë përfaqësimit me ekipin e tij kombëtar.

Por ka kërcënuar me tërheqje edhe Lionel Messi, nëse Argjentina dështon në Rusi.

Në rast triumfi, pasi preku finalen e një botërori më parë, Messi ka të drejtë jo vetëm të krahasohet por edhe të kalojë legjendën Maradona.

Edhe pse botërori i ardhshëm e gjen në moshë ende për të shkruar historinë, ai paralajmëroi se do të tërhiqet nga ekipi kombëtar në rast të një dështimi të mundshëm me Argjentinën në Rusi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: