YJET E SË KALUARËS/ Perreira, Milutinoviç, Nesta dhe van Basten, si “juria” e këtij botërori

Publicitet
Publicitet
YJET E SË KALUARËS/ Perreira, Milutinoviç, Nesta dhe van Basten, si “juria” e këtij botërori
FIFA prezanton edhe Grupin e Studimeve Teknike për Kupën e Botës, Rusi 2018

Botërori i 21-të që do të mbahet në Rusi dhe nis më 14 qershor konsiderohet një event historik jo vetëm nga bota e futbollit.

Ky botëror vjen edhe me disa risi dhe inovacione si komunikimi elektronik mes gjyqtarëve dhe ndihma e pamjeve filmike që mund të marrë anësori në raste të dyshimta.

Por do të jetë një ekip i tërë që FIFA ka ngarkuar për ta përcjellë sa më mirë këtë aktivitet para sportdashësve.

Kështu FIFA ka prezantuar edhe Grupin e Studimeve Teknike për Kupën e Botës, Rusi 2018.

Ky grup përbëhet nga kreu i saj, Carlos Alberto Parreira (Brazil), kampion bote si trajner në vitin ’94 si dhe trajner më me eksperiencës në arenën ndërkombëtare.

Anëtarë do të jenë: Emmanuel Amunike (Nigeri), pjesë e kombëtares së tij në suksesin e botërorit 1994, Bora Milutinović (Serbi), trajneri që drejtoi pesë kombëtare të ndryshme në botëror, Meksikën (1986), Kosta Rikën (1990), SHBA-të (1994), Nigerinë (1998) dhe Kinën (2002).

Gjithashtu Alessandro Nesta (Itali), mbrojtësi që ngriti trofeun e 2006-ës me “azzurri”, Andy Roxburgh (Skoci), trajneri më me eksperiencë në Skoci që udhëhoqi këtë vend drejt Botërorit 1990, Marco van Basten (Holandë), një nga sulmuesit më të mëdhenj në histori, tre herë fitues i Topit të Artë, pjesë e Holandës në botërorin ‘90.

Grupi i Studimeve Teknike do të jetë përgjegjës për fituesit e Topit të Artë në botëror, këpucës së artë, si dhe portierit, trajnerit dhe lojtarit të ri më të mirë të botërorit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: