Xherdan Shaqiri, mes rekordmenëve të Kupës së Botës

Publicitet
Publicitet
Xherdan Shaqiri, mes rekordmenëve të Kupës së Botës
Botërori dominohet nga lojtarë të  Premier League, La Liga e Seria A. Manchester City “kampion”

Jo më kot Ligat më të forta në botë konsiderohen ato të Anglisë, Spanjës, Italisë, gjermanisë apo Francës. Në botëror pjesë më e madhe e futbollistëve vijnë nga këto liga. Edhe pse Italia dështoi të shkonte në finalet e Kupës së Botës, janë të shumtë lojtarët e Seria A që prekin finalet e Rusi 2018, me ekipet e tyre përfaqësuese.  Nga 736 futbollistë të grumbulluar, 124 vijnë nga kampionati anglez i Premier League. Seria A mban vendin e tretë me 58 lojtarë, pasi La Liga në Spanjë përfaqësohen me  81 futbollistë.

Lojtari më i vjetër në moshë që shkon në Botëror është portieri historik i Egjiptit,  El Hadary, 45 vjeç, kurse më i riu është lojtari i datëlindjes 1999, Daniel Arzani i Australisë. Futbollistët më të rin janë:Daniel Arzarni (Australi) 19 vjeç e 5 muaj, Kylian Mbappe (Francë) 19 vjeç e 5 muaj dhe Francis Uzoho (Nigeri)        19 vjeç e 7 muaj. Trajneri më i vjetër është Tabarez i Uruguajit, 71 vjeç. Klubi me më shumë lojtarë në Botëror është Mançester City, me 16 lojtarë pa Sane të Gjermanisë që u la në mënyrë surprize jashtë finaleve të Kupës së Botës.

Futbollisti më i gjatë i Kupës së Botës është Lovre Kaliniç i Kroacisë. Portieri është i gjatë 201 cm dhe luan me Gentin në Belgjikë. Pas tij vijnë Janik Vestergard i Danimarkës 200 cm, Federiko Facio i Argjentinës 199 cm, Kurtua i Belgjikës 199 cm dhe Robin Olsen i Suedisë 198 cm. Tre lojtarë FIFA i ka regjistruar me të njëjtën gjatësi: 165 cm: mes tyre është futbollisti me origjinë shqiptare i Zvicrës Xherdan Shaqirin e bashkë me të edhe Alshehri Yahia i Arabisë Saudite dhe Fernando Kuintero i Kolumbisë. Sipas FIFA-s, lojtari më i lehtë në peshë është Takashi Inui i Japonisë, 169 cm dhe 59 kg. Lojtari më i rëndë është Roman Torres, mbrojtësi i Panamasë, 188 cm i gjatë dhe 99 kg.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: