Vrasja e maturantes, ShÇKB pyet policët që u morën me denoncimin e Xhuljeta Çunit

Publicitet
Publicitet
Vrasja e maturantes, ShÇKB pyet policët që u morën me denoncimin e Xhuljeta Çunit
Pas vrasjes së 19-vjeçares Xhuljeta Çuni nga Xhafer Mata, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave po verifikon procedurat e ndjekura nga policia pasi maturantja ishte drejtuar më parë për ndihmë pranë uniformave blu dhe nuk gjeti zgjidhje.

ShÇKBA po verifikon praktikën e ndjekur nga komisariati nr 3 për rastin pasi 1 muaj para vrasjes e reja kishte bërë këtë denoncim. Ajo po merr ne pyetje policët që morë denoncimin dhe mënyrën se si i veprua për ta çuar atë deri në fund.

Të gjithë policët që kanë trajtuar çështjen duhet të tregojnë rrugën se si e kanë përcjellë denoncimin hap pas hapi.

Në fund të këtij hetimi administrativ do të ketë edhe një vendim.

“Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin XH.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën XH.Ç, vjeç 19. Neni 121/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndonëse Kodi Penal parashikon dënim nga gjashtë muaj deri në 4 vjet për veprën penale të përndjekjes, policia se ka parë të arsyeshme ta arrestojë Xhafer Matën duke e proceduar vetëm në gjendje të lirë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: