Vrasja e maturantes/ Po shkonte të jepte provimin e letërsisë, mesazhi prekës i bashkëmoshatarëve për Xhuljeta Çunin

Publicitet
Publicitet
Vrasja e maturantes/ Po shkonte të jepte provimin e letërsisë, mesazhi prekës i bashkëmoshatarëve për Xhuljeta Çunin
Vrasja e maturantes së Gjimnazit ‘Qemal Stafa’ ka shokuar bashkëmoshatarët e saj që sot i kanë dhënë edhe lamtumirën.

Ata e mësuan lajmin tragjik, ku  31-vjeçari Xhaferr Mata i mori jetën 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, vetëm pak orë para fillimit të provimit të Maturës në Gjuhë dhe Letërsi Sqipe, për tek i cili kishte marrë rrugën të shkonte edhe shoqja e tyre.

Në një mesazh në faqen zyrtare të gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në rrjetin social shkruhet: “Sot, në orën 12-00, përcollëm për në banesën e fundit maturanten tonë, Xhuljeta Çuni... Dhimbja është e madhe... Zoti u dhëntë forcë familjareve për ta përballuar humbjen e bijës së tyre, të mirës, të bukurës Xhuli. Do na mungosh të gjithëve Xhuljetë!”

/l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: