Vllaznia në shitje, do të blihet mbi 507 milionë lekë

Publicitet
Publicitet
Vllaznia në shitje, do të blihet mbi 507 milionë lekë
Bashkia e Shkodrës nxjerr në shitje klubin, pas rënies

Bashkia Shkodër, pas rënies së Vllaznisë në Kategorinë e Parë, nxori zyrtarisht në shitje klubin.

Vlera minimale për shitjen e klubit legjendar është përcaktuar në 507 milionë lekë.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se procedura e shitjes së aksioneve do të jetë tërësisht transparente. Ajo premtoi se ekipi do t’i kalojë investitorëve seriozë, të cilët do të paraqesin një projekt ambicioz që jo vetëm duhet të garantojë rikthimin në elitë brenda një sezoni, por ta rikthejë këtë ekip në një pretendent për trofe, sa më shpejt të jetë e mundur.

Vllaznia mbahej prej disa sezonesh nga buxheti i bashkisë Shkodër dhe ra nga Kategoria Superiore këtë sezon.

Ish-presidenti Valter Fushaj pati shfaqur interes më herët për të marrë drejtimin e Vllaznisë, me qëllim për ta shpëtuar nga rënia në një kategori më poshtë.

Por atij nuk iu besua ekipi dhe pas rënies nuk dihet nëse do të ketë të njëjtin interes, për të garuar si presidenti i ardhshëm i këtij ekipi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: