Vjen goditja e katërt, Kukësi "i rrëmben" Laçit futbollistin kuqezi

Publicitet
Publicitet
Vjen goditja e katërt, Kukësi "i rrëmben" Laçit futbollistin kuqezi
Kukësi duket se po përgatitet për një sukses historik në Europë, pavarësisht nëse do të garojë në Europa League, ku pjesëmarrjen e ka të sigurt, apo në Champions Legaue ku shanset me dënimin e Skënderbeut shihen të mëdha. Faza e grupeve është objektivi i presidentit Safet Gjici, i cili po kryen edhe përforcime të bujshme si asnjë ekip tjetër shqiptar pjesëmarrës në Europë.

Harallamb Qaqi është futbollisti i radhës që ka nënshkruar me Kukësni.

24-vjeçari, që më parë ka luajtur edhe Kombëtaren shqiptare U-21 dhe në kampionatin italian, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Harallamb Qaqi luan në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe sezonin e fundit ai ka luajtur me Laçin. Kjo është goditja e katërt e Kukësit, pas firmosi më herët me portierin kosovar Faton Maloku, dhe më pas me talentin Arlind Kalaja i Vllaznisë. Edis Maliqi, mbrojtësin 23-vjeçar ishte përforimi i tretë, që që vjen nga kampionati maqedonas.

Qaqi ka pasur eksperiencë me ekipet e të rinjve në Seria A, para se të niste karrierën në Shqipëri ku zhvilloi një sezon tepër pozitiv me Laçin para se t'i bashkohej Kukësit. Ai ka luajtur edhe te Partizani si dhe kaloi me ekipin e Seria A Verona në tre sezonet e fundit, duke fituar edhe një vend në Kombëtaren U-21.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: