Vendimi i FIFA-s: Botërori 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

Publicitet
Vendimi i FIFA-s: Botërori 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë
FIFA ka vendosur sot se Kupa e Botës e vitit 2026 do të zhvillohet në tre vende: SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Vendimi është marrë në Kongresin e FIFA-s, një ditë përpara fillimit të finaleve të Kupës së Botës të këtij viti.

Me këtë vendim, Meksika arrin një rekord historik, duke u bërë vendi i parë që organizon tre kupa të tilla.

Tre vendet kandidate morën 134 vota, Maroku 65 ndërsa një vend nuk votoi për asnjë nga këto shtete.

Në finalet e vitit 2026 do të kalohet nga 32 skuadra që janë aktualisht, në 48, duke rritur mundësinë për kualifikim edhe për vende si Shqipëria.

Botërori i ardhshëm, ai i vitit 2022, do të mbahet në Katar. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: