VENDIMI I APELIT/ Shpëton ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla nuk i nënshtrohet Vetingut

Publicitet
Publicitet
VENDIMI I APELIT/ Shpëton ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla nuk i nënshtrohet Vetingut
Kolegji Penal i Apelimit ka vendosur sot në favor të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Në klëtë mënyrë, pasi Llalla kishte dhënë dorëheqjen nga e drejta për të vazhduar punën në gjyqësor, ai nuk do të kalojë nëpërmjet filtrave të Vetingut.

Kolegji Penal i Apelimit ka konfirmuar edhe ndalimin për Llallën që të emërohet në detyra të larta për një periudhë prej 15 vjetësh.

Në këtë mënyrë, Apeli ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në favor të ish-prokurorit të Përgjithshëm.

Gjykimi në Apel u krye pasi Komisioneri Publik kishte ankimuar vendimin e KPK-së. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: