Ukrainë-Shqipëri 4-1, Ndoj "nderi" i dy humbjeve turpëruese në miqësoret e Panucci-t

Publicitet
Publicitet
Ukrainë-Shqipëri 4-1, Ndoj "nderi" i dy humbjeve turpëruese në miqësoret e Panucci-t
Pas humbjes 3-0 me Kosovën vjen edhe humbja e dytë në miqësore, 4-1 me Ukrainën. Një humbje që u gatua në pjesën e parë të lojës, kur mbrojtja e Shqipërisë la shumë për të dëshiruar. Dy teste thuajse të dështuara dhe aspak bindëse për të grumbulluarit e Christian Panucci. Në vigjilje të ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, që nis në shtator, kuqezinjtë lënë shumë të dëshiruar.

Golat  

32’ Goli i parë për Ukrainën, me Jarmolenko i cili nuk e ka të vështirë të mposht Berishën, pasi gjendej i harruar në zonën e Shqipërisë.

36′ Mbrojtja e Shqipërisë i jep shans Jarmolenko të dalë sërish i lirë dhe ai nuk e ka të vështirë të shënojë të dytin. Shqipëri-Ukrainë 0-2.

43′ Loja kontrollohet nga Ukraina, ndërsa i njëjti lojtar ukrainas realizon golin dhe tretë dhe lojtarët kuqezi gati shpërfytyrohen.

87′ Emanuele Ndoj shënon golin e nderit, pasi vepron bukur në zonë dhe me një gjuajtje të befasishme shtang portierin Lunin. Shqipëri-Ukrainë 1-3.

90′ Konopianka gjen edhe golin e katërt, pasi u shërbye nga Jarmolenko duke u gjendur me portën e boshtatisur. Mbyllet miqësorja në Francë me lojë dhe rezultat aspak bindës, 1-4.

Shqipëri-Ukrainë 1-4

Shënues: Ndoj 83’/Jarmolenko 32’, 36’, 45’, Konopianka 90'

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj(Ajeti 64′), Ndoj, Roshi (Balaj 46′), Lenjani(Memolla 46′), Ramadani(Qaka 26′), Manaj(Cikalleshi 56′).

Trajner: K. Panuçi

Ukraina: Lunin, Butko, Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos(Sharapenko 56′), Zinçenko(Sydorçuk 70′), Malinovski (Kovalenko 70′), Jarmolenko, Besedin(Zelsenov 46′), Konoplianka. Trajner: A. Shevçenko

Shpërndajeni me miqtë tuaj: