UEFA/ Buffon dënohet 3 ndeshje, PSG e kënaqur

UEFA/ Buffon dënohet 3 ndeshje, PSG e kënaqur
Vetëm tre ndeshje s’kualifikim nga UEFA mori si masë disiplinore ish-portieri legjendar i Juventus, Gianluigi Buffon.

Edhe pse 40-vjeç, ai pas largimit nga Juve, pritet të vijojë karrierë dhe PSG ka shfaqur interes për të.

Buffon rrezikonte një dënim më të ashpër pasi përdori fjalë fyese  ndaj gjyqtarit anglez Oliver në fund të çerekfinales së kthimit ndaj Real Madrid.

Pas këtij dënimi, PSG duket më e vendosur për të firmosur me Buffon, të cilit mediat francee raportojnë se i është afruar një kontratë dy-vjeçare, me vlerën e 8 mln euro në sezon.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: