TURIZMI/ 21 milionë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë viteve 2013-2017

TURIZMI/ 21 milionë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë viteve 2013-2017
Rreth 21 milionë persona të huaj kanë vizituar Shqipërinë nga viti 2013 deri në vitin 2017, duke shënuar një rritje mesatare prej 12% për secilin vit.

Këto shifra u bënë me dije nga vetë zëvendës-ministri i Turizmit, Hajrulla Çeku.

Nga ana tjetër, sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë shtuar edhe shpenzimet e turistëve të huaj me nivelin prej 8.5% duke kaluar mesatarisht 4.2 netë qëndrimi në vendin tonë.

“Këta vizitorë të huaj kanë kaluar mesatarisht 4.2 netë qëndrimi në Shqipëri, duke shpenzuar 63 euro në ditë. Rreth 1.7 miliardë euro ishte kontributi i turizmit në Shqipëri për vitin 2017, mbi 200 milionë euro më shumë se një vit më parë. Kurse numri i vizitorëve në monumente nga 320 mijë në 2013, arriti 660 mijë në vitin 2017”, - theksoi ai.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: