Tre zgjidhje natyrale për thonj të fortë

Tre zgjidhje natyrale për thonj të fortë
Vaj dhe limon

Përgatisni në shtëpi një përzierje me një lugë gjelle lëng limoni dhe dy lugë vaj ulliri. Përziejini mirë bashkë dhe vendosini majat e gishtave për të paktën dhjetë minuta në një tas ku do të keni hedhur këtë përzierje. Përsëriteni këtë trajtim në ditë të alternuara, për të paktën një muaj. Do të habiteni nga thonjtë e fortë që do të keni më pas.

Soda e bukës

Soda e bukës shërben për të forcuar thonjtë, është perfekte për ta. Bashkë me sodën e bukës, përzieni edhe pak lëng limoni dhe një lugë gjelle vaj ulliri, deri sa të përfitoni një përbërës kremoz. Masazhojeni mbi thonj me lëvizje rrethore. Shpëlajini duart me ujë të vakët e më pas vendosni një krem të lehtë duarsh.

Hudhra

Përdorimi i një thelbi hudhre mbi thonj, mund t’i bëjë ata vërtet më të fortë. Aroma mund të jetë e bezdisshme, ndaj ju këshillohet ta përdorni shumë përpara se të flini ose të shkoni në shtrat. Nëse vërtet nuk e duroni aromën e hudhrës, atëherë pasi të lani duart e t’i fshini, lyejini ato me pak vaj bajameje dhe vishni një palë doreza të holla dhe të buta. Në mëngjes do të keni duar shumë të buta dhe thonjtë tuaj do të duken më të fortë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: