Trajtime për fytyrën me rrush

Trajtime për fytyrën me rrush
Maskë rigjallëruese me lëng rrushi

Për freskimin dhe relaksimin e fytyrës, pas një dite të lodhshme të punës, përgatiteni maskën nga një lugë lëng rrushi, mjaltë, miell dhe vaj ulliri. Vendoseni në fytyrën e pastruar dhe e lini të veprojë për 20 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët dhe vendosni me të një krem të lehtë idratues.

Maska tërheqëse

Përzieni të kuqë dhe të bardhët e një veze dhe shtoni ajkë, lëngun e gjysmë limoni me një lugë sheqer rrushi. Maskën e mbani në fytyrë 30 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Lëng tonik për forcimin e lëkurës

Për forcimin dhe freskimin e lëkurës, pa marrë parasysh vitet, përgatisni ujë tonik për fytyrë nga 2 grushte rrush, të cilave paraprakisht ua keni hequr bërthamat. Tonikun e vendosni në lëkurë dhe e shpëlani pas 10 minutave.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: